Connect with us

Relax

Shqipëtarja që e arsimoi kombin

Published

on

Autobiografia e Sevasti Qiriazit e titulluar “Jeta ime” është ndër veprat më të mira të historisë shqiptare të periudhës së Rilindjes. Libri fillimisht është shkruar në anglisht kurse në shqip është botuar në vitin 2016. Ky është një libër që duhet ta lexojnë të gjithë dhe të përfshihet si tekst i obligueshëm shkollor.

Jeta e Sevastisë, një gruaje të jashtëzakonshme, është tregim i historisë shqiptare. Është tregim i vullnetit, patriotizmit dhe vështirësive të mëdha që ka patur rruga e krijimit të kombit nëpërmes gjuhës, gjegjësisht arsimit. Në realitet, kombet nuk janë krijuar pa sakrifica. Por, këtu kemi të bëjmë me punën dhe sakrificën e një gruaje e cila ka qenë më e madhe se ajo e burrave. Fjalia e parë që përmban ky libër biografik, e shpjegon karakterin e autores e cila në pozitën e heroinës u ngjit duke qenë studentja dhe mësuesja e parë e gjuhës dhe shkollës shqipe. Këto fjalë i ka zgjedhur Sevastia për fillim të librit biografik të saj:

“Unë jam shqiptare. Ky përbën faktin më të rëndësishëm të jetës sime, madje më të rëndësishëm se edhe familja, pasi të qenët e ndërgjegjshme për të më krijoi ndjesinë e gjallë të asaj që duhet të bëj duke i dhënë kështu qëllim jetës sime”.

Kjo forme e të shkruarit njihet si: të thuash shumë me pak fjalë. Në parathënie të librit Sevastia e tregon qëllimin e saj të jetës si mësuese. Qëllimi është përgatitja e popullit shqiptar për vetafirmim kombëtar, promovim të ndjenjave të vëllazërisë mes myslimanëve dhe të krishterëve dhe inkurajimi për punë të përbashkët për liri e pavarësi. Shkolla duhet të ketë një qëllim.

Si çdo biografi, edhe kjo fillon nga fëmijëria. Por, pjesa më interesante është koha e studimeve të saja në Stamboll. Sevastia ka një rrëfim interesant që lidhet me interesimin për patriotët që e ka titulluar “Aventura e parë” në kapitullin pestë. Sevastia shkruan se si kishte marrë vesh për Koto Hoxhin, një patriot shqiptar që gjendej në burg në Stamboll. Ajo hulumton se në cilin burg gjendet Koto. Pasi e gjen burgun, zbulon se drejtori, Qamil Efendiu, është shqiptar. Pastaj, e gjen adresën e shtëpisë së drejtorit dhe i shkon në shtëpi, kinse rastësisht, sikur shqiptarët që shkojnë te njëri-tjetri në kurbet. Shoqërohet me gruan e drejtorit, e cila krijon respekt të madh për Sevastinë, sikur edhe Qamil Efendiu më vonë. Por, një ditë Sevastia bën një veprim të paimagjinueshëm. Shkon në burg në zyrën e Qamil Efendiut e veshur ‘tebdil’ me rroba të burrave. Megjithatë, Qamil Efendiu e njeh dhe kërkon që ajo ta sqaronte këtë. Sevastia e shpalos qëllimin e saj dhe kërkon që ta vizitojë Koton e cila gjë i lejohet përkundër ndalesës. Por, këtu e kemi situatën që tregon se shqiptari nuk mund ta refuzojë shqiptarin edhe në momente të rrezikshme. Pason vizita dhe përshkruhet biseda me karakter patriotik.

Sevastia nuk ka pasur mundësi pa e përshkruar edhe një situatë tjetër të rëndësishme të jetës së saj në Stamboll. Është dita e ceremonisë së përfundimit të studimeve në shkollën e famshme, “Robert College”. Dhe, kush i ka shkuar Sevastisë në këtë ditë të rëndësishme? Vëllezërit Frashëri. Që të tre. Ky është momenti i saj më i rëndësishmi në jetë. Tre inspiruesit më të rëndësishmit që ka patur ajo ndonjëherë. Ky është momenti më i bukur i librit. Naim bej Frashëri, komisioner perandorak i arsimit, e siguron lejen për hapjen e shkollës së parë shqipe për vajza ku do të vepronte Sevastia. Pjesa tjetër është histori, siç thuhet.

Puna e shkollës në Korçë nuk është e lehtë, por entuziazmi dhe dashuria për mësim është i madh. Megjithatë, shkolla përparon, por në vitin 1913 e mbyllin grekët. Peshkopi i kishës greke bënë thirrje publike për vrasjen e shqiptarëve. Madje, ai thirrjen e bënte me anë të këngës që Sevastia e mban në mend si refren tmerri:

Ngrihuni, o ju të pafajët fëmijë të mi!
Ngrihuni e vrisni babanë e birin e tij!
Besë mos tregoni për asnjë të nënshtruar,
Kjo fqinjin tënd grek ka për ta gëzuar.

Kuriozitete

Miss Devja: Arabia Saudite përjashton 40 deve nga konkursi pasi përdorën botoks në hundë dhe buzë

Published

on

By

Autoritetet saudite kanë bërë një prej goditjeve më të rënda në konkursin e bukurisë për deve, duke i diskualifikuar më shumë se 40 deve nga konkursi për një shkak të çuditshëm.

Devet e diskualifikuara në garën e bukurisë, në festivalin e Mbretit Abdulaziz, u gjykua se kishin marrë injeksione me botoks, raportoi Agjencia e Lajmeve të Arabisë Saudite, përcjell Periskopi.

Festivali popullor, që fillon këtë muaj, fton të gjithë farmerët që kanë devet më të bukura për të konkurruar për konkursin ku çmimi është 66 milionë dollarë.

Injeksionet e botoksit, lyerja dhe të tjera gjëra kozmetike janë të ndaluara rreptësisht.

Këtë vit, autoritetet i zbuluan dhjetra fermerë që kishin rritur buztë dhe hundët e deveve. /Periskopi

Continue Reading

Kuriozitete

Po shuante qirinjtë e tortës, gruas i marrin flakë flokët /VIDEO

Published

on

By

Fikja e qirinjve është momenti më i veçantë në një festë ditëlindje.

Por duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu si duhet për Ana Oosterhouse, nënë e 6 fëmijëve e kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj.

Në momentin kur ajo u afruan për të shuar qirinjtë flokët e saj morën flakë.

Të pranishmit në festë u shokuan dhe disa prej tyre po nxitonin për të shuar flakët.

Continue Reading

Kuriozitete

​Dentistët paralajmërojnë: Kjo është koha e ditës kur nuk duhet të lani kurrë dhëmbët

Published

on

By

Dentistët paralajmërojnë veçanërisht në momente të caktuara kur larja e dhëmbëve mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme.

Kur bëhet fjalë për higjienën orale, ne shpesh udhëhiqemi nga mendimi “sa më shumë të lani dhëmbët, aq më mirë”.

Shumica dërmuese e njerëzve praktikojnë larjen e dhëmbëve pas çdo vakti, por ndërsa shumë prej nesh mendojnë se larja e dhëmbëve është gjithmonë një ide e mirë, dentistët theksojnë se në fakt është i gabuar dhe i dëmshëm.

Lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies

Larja e dhëmbëve pas një vakti është një nga zakonet e zakonshme dhe shumë prej nesh kërkojnë një furçë dhëmbësh menjëherë pas ngrënies, megjithatë dentistët paralajmërojnë se është një zakon i keq. Arsyeja për këtë është mjaft e thjeshtë. Tretja fillon në gojë dhe krijohet një mjedis acid në zgavrën e gojës, gjë që nuk është kushti më i mirë për larjen e dhëmbëve, sipas dentistit Jeannie Grecco.

Kur hani ushqime që përmbajnë sheqer (ose niseshte të thjeshtë që zbërthehet në sheqer në gojë), bakteret që shkaktojnë karies fillojnë të ushqehen me to dhe prodhojnë acid. Kur dhëmbët tuaj janë të ekspozuar ndaj një mjedisi shumë acid, ato dobësojnë përkohësisht smaltin tuaj sipërfaqe. dhëmbë) duke shkaktuar humbje të mineraleve, thotë Jin Lin, pronar i Hurst Pediatric Dentistry, duke shtuar se, në këtë situatë, larja mund të dëmtojë më tej smaltin.

Prisni të paktën një orë pas ngrënies

Shoqata Amerikane Dentare rekomandon që të presim të paktën një orë pas ngrënies për të larë dhëmbët. Neil J. Gajjar, ish-president i Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, thotë se kjo kohë lejon trupin tonë të neutralizojë mjedisin acidik të krijuar potencialisht nga ushqimi acidik i gëlltitur. Duke pritur një orë, i japim pështymës kohë të mjaftueshme për të bërë punën e tij.

Gjithashtu, dentistët theksojnë se është ideale të lani dhëmbët çdo 12 orë. Larja e dhëmbëve nuk duhet të anashkalohet kurrë para gjumit, pasi kjo redukton rrjedhjen e pështymës dhe rrit acidin në zgavrën e gojës.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares