Connect with us

Lajme

Shau dhe ofendoi gazetaren / Shoqata e Gazetarëve kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

Published

on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve të Drejtorit të Ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani drejtuar gazetares se portalit “mkd.mk”, Katerina  Dodevska. Në një bisedë telefonike me gazetaren, Ramadani i është drejtuar asaj me fjalë të vrazhda, ofendime dhe gjuhë të papërshtatshme. Për këtë arsye, nga SHGM kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të drejtorit Ramadani.

“SHGM paralajmëron se ky qëndrim ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga persona përgjegjës është i papranueshëm dhe i pavend. Një përballje personale me gazetarë apo punonjës të medias nuk mund të justifikohet në asnjë rast dhe për këtë arsye kjo marrëdhënie mund të çojë në autocensurë. Një marrëdhënie e tillë paraqet gjithashtu një presion mbi lirinë e informimit të publikut dhe një kërcënim për interesin publik. Gjithashtu, drejtori Ramadani, sipas bisedës së publikuar në mkd.mk, e kërcënon gazetaren Dodevska me padi pa ndonjë shkak të arsyeshëm, që më tej flet për kapacitetin e ulët të komunikimit profesional”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM do t’i ofrojë ndihmë juridike falas gazetares Dodevska dhe përfaqësim gjyqësor gjatë gjithë kësaj procedure./KlanMacedonia

 

Kosovë

Refuzohet ankesa e Qeverisë, mbetet në fuqi pezullimi i vendimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Published

on

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative për pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas vendimit, Gjykata e Apelit më 20 janar të këtij viti ka vendosur që ankesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të refuzohet […]

The post Refuzohet ankesa e Qeverisë, mbetet në fuqi pezullimi i vendimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Kosovë

Periskopi

Published

on

Kurti njofton për Forumin Ekonomik me Kroacinë: Kujdeset që Martin Berishaj të mos duket në foto

Sot është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, pjesë e së cilës ishte edhe ambasadori Martin Berishaj, shkruan Periskopi.

E në një postim të kryeministrit Kurti i cili shkroi për raportet mes dy vendeve, i pari i ekzekutivit u kujdes që ambasadori Martin Berishaj të mos dukej në asnjë foto.

Kujtojmë se edhe në agjenden e publikuar rreth këtij forumi nuk është treguar se Berishaj do të jetë pjesë e saj./PERISKOPI

Postimi i plotë i Kurtit:

Mirëpritëm sot në Prishtinë Forumin e parë ekonomik për këtë vit, Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.
Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, politikisht, historikisht, por edhe gjeografikisht. Andaj, ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike. Bazuar në trendet e shkëmbimeve tona tregtare gjatë viteve të fundit, jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacia janë dyfishuar.
Potenciali ynë i përbashkët është i madh, vullneti e angazhimi nuk munojnë, andaj do ta shtojmë dhe do ta rrisim edhe më tej ndërveprimin për të mirën e të dyja vendeve.

 

Continue Reading

Kosovë

Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

Published

on

Një kamion, i cili transportonte drogë nga Shqipëria në Stamboll, është ndaluar nga policia turke në Tekirdağ. Në dyshemenë e kamionit u gjetën 122 kilogramë drogë. Autoritetet policore pasi kishin marrë informacione se një kamion që vinte nga Shqipëria, po transportonte sasi të madhe të drogës nisën të ndiqnin kamionin që në momentin e hyrjes […]

The post Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares