Connect with us

Kosovë

Periskopi

Published

on

Kurti njofton për Forumin Ekonomik me Kroacinë: Kujdeset që Martin Berishaj të mos duket në foto

Sot është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, pjesë e së cilës ishte edhe ambasadori Martin Berishaj, shkruan Periskopi.

E në një postim të kryeministrit Kurti i cili shkroi për raportet mes dy vendeve, i pari i ekzekutivit u kujdes që ambasadori Martin Berishaj të mos dukej në asnjë foto.

Kujtojmë se edhe në agjenden e publikuar rreth këtij forumi nuk është treguar se Berishaj do të jetë pjesë e saj./PERISKOPI

Postimi i plotë i Kurtit:

Mirëpritëm sot në Prishtinë Forumin e parë ekonomik për këtë vit, Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.
Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, politikisht, historikisht, por edhe gjeografikisht. Andaj, ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike. Bazuar në trendet e shkëmbimeve tona tregtare gjatë viteve të fundit, jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacia janë dyfishuar.
Potenciali ynë i përbashkët është i madh, vullneti e angazhimi nuk munojnë, andaj do ta shtojmë dhe do ta rrisim edhe më tej ndërveprimin për të mirën e të dyja vendeve.

 

Kosovë

DASh: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Published

on

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën. Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo […]

Continue Reading

Kosovë

Periskopi

Published

on

Qeveria e Macron i shpëton mocionit të mosbesimit

Qeveria e Macron i shpëton mocionit të mosbesimit

Qeveria e Emmanuel Macron-it i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të hënën. Qeverisë së Macron iu desh të votëbesohej pasi Dhoma e Ulët kaloi një projektligj për të ndryshuar sistemin e pensioneve në vend.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga një grup i vogël i qendrës dhe i mbështetur nga një koalicion të majtësh mori 278 vota, nga 287 që duheshin në total për të kaluar.

Një tjetër mocion për iniciativën pritet të marrë më pak mbështetje nga grupe të tjera të ligjvënësve francezë. Nëse të dy mocionet dështojnë, projektligji do të cilësohet i kaluar.

Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi përdorimin e kompetencave të veçanta kushtetuese për ta kaluar projektligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64, pa u dhënë mundësi ligjvënësve që ta votonin.

Continue Reading

Kosovë

Mustafa: Kosova s’fitoi asgjë, me ujdinë në Ohër u evitua rreziku nga destabilizimi i veriut

Published

on

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka komentuar dakordimin mes Kosovës e Serbisë të dielën në Ohër në kuadër të procesit të dialogut. Mustafa tha se përmes kësaj ujdie Kosova nuk ka përfituar asgjë, përveç shtyrjes së procesit të dialogut edhe për 7-8 vjet tjera. Përmes këtij dokumenti sipas ish-kryeministrit është evituar rreziku i madh për destabilizim të […]

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares