Lajme
Goditet me veturë një këmbësore në Tetovë / Policia jep detajet

Një 32 vjeçare nga një fshat i Tetovës është goditur nga një automjet në lëvizje në rrugën Iliria në Tetovë. Këmbësorja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Automjeti e ka drejtuar një qytetar 47 vjeçar nga Gostivari, përcjell Klan Maqedoni.
“Sot (28- nëntor) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Pezho 607” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 47-vjeçari A.R. nga Belovishtji i Gostivarit ka aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare K.Gj. nga Podbregja e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia
Kosovë
Periskopi

Kurti njofton për Forumin Ekonomik me Kroacinë: Kujdeset që Martin Berishaj të mos duket në foto
Sot është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, pjesë e së cilës ishte edhe ambasadori Martin Berishaj, shkruan Periskopi.
E në një postim të kryeministrit Kurti i cili shkroi për raportet mes dy vendeve, i pari i ekzekutivit u kujdes që ambasadori Martin Berishaj të mos dukej në asnjë foto.
Kujtojmë se edhe në agjenden e publikuar rreth këtij forumi nuk është treguar se Berishaj do të jetë pjesë e saj./PERISKOPI
Postimi i plotë i Kurtit:
Mirëpritëm sot në Prishtinë Forumin e parë ekonomik për këtë vit, Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.
Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, politikisht, historikisht, por edhe gjeografikisht. Andaj, ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike. Bazuar në trendet e shkëmbimeve tona tregtare gjatë viteve të fundit, jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacia janë dyfishuar.
Potenciali ynë i përbashkët është i madh, vullneti e angazhimi nuk munojnë, andaj do ta shtojmë dhe do ta rrisim edhe më tej ndërveprimin për të mirën e të dyja vendeve.
Kosovë
Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

Një kamion, i cili transportonte drogë nga Shqipëria në Stamboll, është ndaluar nga policia turke në Tekirdağ. Në dyshemenë e kamionit u gjetën 122 kilogramë drogë. Autoritetet policore pasi kishin marrë informacione se një kamion që vinte nga Shqipëria, po transportonte sasi të madhe të drogës nisën të ndiqnin kamionin që në momentin e hyrjes […]
The post Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi appeared first on Periskopi.
Kosovë
Ftohtë e reshje bore, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Sipas PrishtinaWeather ditëve në vazhdim parashihet mot i ftohtë dhe i vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. 27.01 – Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore. 28.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. 29.01 – Ftohtë e me vransira. 30.01 […]
The post Ftohtë e reshje bore, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim appeared first on Periskopi.
-
Futboll3 days ago
Këto janë fjalët e Granit Xhakës pasi u shpall lojtari i viti nga Federata e Futbollit të Zvicrës
-
Kosovë3 days ago
Periskopi
-
Futboll2 days ago
Periskopi
-
Kosovë3 days ago
Arrestohet ish-agjenti i FBI-së, ndihmoi oligarkun rus dhe fshehu pagesat nga ish-zyrtari shqiptar i inteligjencës
-
Kosovë2 days ago
Asselborn: “Armiku nuk është Scholzi por Putini”
-
Kosovë3 days ago
FAZ për dialogun: Ndërmjetësuesit perëndimorë vijnë duarbosh
-
Kosovë2 days ago
Periskopi
-
Kosovë3 days ago
Dalin pamjet e djegies së veturës pas vrasjes së veteranit të UÇK’së në Kaçanik