Connect with us

Lajme

Donaldi dhe Romeo xhiruan videoklipin në muzeun e Korçës/ Deputetja e PD: Turp!

Published

on

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano ka kërkuar që Ministria e Kulturës të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj si dhe këngëtarit Elgit Doda për të xhiruar videoklipin e këngës së tyre në muzeun e Korçës. Ajo shkruan në një status në rrjetet sociale, se si besimtare dhe artiste e dënon këtë vepër duke e cilësuar fyerje ndaj Kishës Ortodokse dhe ndaj qytetarëve që i kanë besuar votën.

“U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër. Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!,”-shkruan ajo ndër të tjera.

Statusi i plotë:

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë artistëve në fjalë që këta të fundit të kryejnë videoklipin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës. Të nderuar qytetarë, si artiste mbështes plotësisht artin dhe të gjitha format e tij, por si besimtare e Krishterë Orthodokse dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dënoj këtë vepër duke e konsideruar fyerje ndaj institucionit të kishës dhe qindra mijra qytetarëve që ky institucion përfaqëson. Arti duhet të jetë mjet për bashkimin dhe frymëzimin e shoqërisë, por kufijtë e tij nuk mund të tejkalojnë atë që për shumë është themeli i tyre jetësor. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër. Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!


LAJMI KRYESOR: Klipi ‘Picasso’, avokati padit vëllezërit Veshaj: Dëme në Muze. Drejtoresha: U dhamë leje

(k.m/dosja.al)

The post Donaldi dhe Romeo xhiruan videoklipin në muzeun e Korçës/ Deputetja e PD: Turp! appeared first on Dosja AL.

Kosovë

Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë futbollin

Published

on

Flamuri, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, nuk është një ngjarje e rastësishme apo ekses, por ishte shumë mirë i planifikuar – thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari nga Bosnjë e Hercegovina, Dragan Bursaq. Në rrjetet sociale […]

The post Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë futbollin appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Lajme

Goditet me veturë një këmbësore në Tetovë / Policia jep detajet

Published

on

Një 32 vjeçare nga një fshat i Tetovës është goditur nga një automjet në lëvizje në rrugën Iliria në Tetovë. Këmbësorja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Automjeti e ka drejtuar një qytetar 47 vjeçar nga Gostivari, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (28- nëntor) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Pezho 607” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 47-vjeçari A.R. nga Belovishtji i Gostivarit ka aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare K.Gj. nga Podbregja e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia

Continue Reading

Kosovë

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit

Published

on

Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pro autonomisë politiko-territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. Shaip Kamberi, tha se bashkimi i territoreve të dy vendeve nuk është një ide që ka lindur aty për aty, por ajo është kërkuar nga shqiptarët ditë e natë. “Shkëmbimi i territoreve nuk ishte një ide që ka lindur aty për aty. […]

The post Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares