Connect with us

Kosovë

Byroja në kundërshtim të Venecias e të opozitës: Si po mendon Qeveria Kurti ta çojë përpara Ligjin me plot mangësi

Published

on

Albin Kurti, para se të vinte në pushtet si një prej synimeve kryesore në sistemin e drejtësisë kishte formimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajshme të zyrtarëve shtetërorë. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Qeveria Kurti veç i dha dritën e gjelbër këtij Projektligji, i cili ndërkohë që u procedua për në Kuvend, u çua edhe në Komision të Venecias për opinion. Por ky i fundit nuk ia dha ‘aminin’ e plotë. Byroja po kundërshtohet nga opozita e dështoi të votohet në Parlament. Njohësi i çështjes dhe hulumtuesi në IKD, Jeton Hasani e sqaron krejt këtë situatë për Periskopin.

Të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

Sipas Projektligjit, procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë do të përfshijë pasurinë e zyrtarëve nga data 17 shkurt 2008, si dhe do të vlejë edhe 10 vjet pasi personi zyrtar të pushojë së ushtruari funksionin e tij.

Kur nisi të jetësohet një nismë e tillë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë  se në Kosovë ka pasur zyrtarë që nga pas lufta që kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, e tash janë bërë milionerë. Prandaj edhe është i nevojshëm një Ligj i tillë që mban në llupë pasurinë e secilit zyrtar.

E para pak javësh, kur kryeministri Albin Kurti e Haxhiu dolën me plot entuziazëm për të kumtuar konstatimet e Komisionit të Venecias se është dhënë drita e gjelbër për nisjen e procesit të Vettingut dhe Byrosë, nuk përmendën edhe që për këtë të fundit ishin dhënë një mal vërejtjesh.

Komisioni i Venecias konstaton shkelje të të drejtave të njeriut

Në konkluzionet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, renditen një varg vërejtjesh për draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

“Një qasje e tillë mund të jetë një mjet i vlefshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të parandaluar shfrytëzimin e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme dhe për të parandaluar përdorimin e fondeve të tilla për veprimtari të mëtejshme kriminale. Në kontekstin e Kosovës, një masë e tillë mund të jetë e rëndësishme për sigurimin e bazës për zhvillimin ekonomik në vend. Në të njëjtën kohë, Komisioni i Venecias rikujton megjithatë se, pavarësisht nga qëllimi i tyre i justifikuar, procedurat e konfiskimit civil pa bazë dënimi duhet të hartohen dhe zbatohen në përputhje me Kushtetutën kombëtare, e cila përfshin zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe duke marrë parasysh standardet evropiane në lidhje me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Po ashtu edhe në pikën numër 71 që bënë pjesë te pjesa e konkluzioneve thuhet se numri i vogël i konfiskimeve të kryera deri tani në Kosovë, mund të shpjegohet kryesisht me zbatimin e gabuar të ligjit aktual dhe jo me mangësinë e legjislacionit.

“Komisioni i Venecias thekson se legjislacioni i ri i propozuar i vetëm nuk mund të pritet të zgjidhë të gjitha problemet e korrupsionit dhe duhet të përfshihet në një qasje më të gjerë e cila do të përfshijë një sërë masash praktike që synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të zbatimit të ligjit”, thuhet në pikën dy të konkluzioneve.

Komisioni i Venecias madje ngrit dyshimet se krijimi i Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme mund të komplikojë edhe më shumë sistemin.

Hasani: Projektligji të tërhiqet nga Kuvendi e të mos politizohet

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Jeton Hasani ka deklaruar për Periskopin se Projektligji duhet të tërhiqet njëherë nga Kuvendi e të adresohen nga Ministria e Drejtësisë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

”Së pari, nuk është serioze që një ligj i caktuar të votohet në parim nga deputetët në Kuvend, e pastaj në lexim të dytë të vijë i njëjti ligj substancialisht i ndryshuar, pothuajse komplet tjetër—dhe do të jetë i tillë po qe se ndiqen rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili ka pasur vërejtje madhore për pothuajse secilin element të rëndësishëm të Projektligjit. Nuk janë vetëm gjashtë rekomandime ashtu siç pretendon Ministria e Drejtësisë: fakt që janë gjashtë grupe rekomandimesh, por rekomandimet konkrete janë me dhjetëra, për gati secilin element domethënës të Projektligjit.’’, ka thënë Hasani për Periskopin.

Sipas tij, kjo punë kërkon kohë e  njerëz adekuar që të merren me të, pa e politizuar.

‘’Adresimi i tyre kërkon kohë dhe resurse të caktuara, ndaj ka qenë e përshtatshme që Projektligji të tërhiqet nga Kuvendi dhe rekomandimet e dhëna të trajtohen nga Qeveria në nivel të ekspertëve, e jo nga Komisionet e Kuvendit që kryesisht zhvendosin diskutimin në rrafsh politik në vend se profesional. Adresimi i mangësive juridike të Projektligjit është tërësisht çështje profesionale. Shto këtu që Komisionet e Kuvendit janë jo edhe aq efikase, për shkak të angazhimeve tjera të deputetëve.’’, shtoi ai.

Opozita kundër. Nuk votohet Byroja

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kanë quajtur antikushtetues dhe që cenon të drejtat e njeriut Projektligjin për Byronë. E në rast se kalon në votim, nga Partia Demokratike e Kosovës paralajmëruan se do e çojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, dhe gjatë seancës tha se Projektligji s’ka të bëjë asgjë me drejtësinë, por është vetëm elektoral.

Kritik u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Druaj se në secilin nen bëjmë shkelje të konventës, bëjmë shkelje të kushtetutës dhe bëjmë shkelje të vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.

Se shkelen të drejtat, konstatoi edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Si rezultat, Byroja nuk u votua shkaku i mungesës së kuorumit.

Sipas  Projektligjit, Pasuria e pajustifikueshme për konfiskim përfshinë: pasurinë personale të personit që është nën shqyrtim, pasurinë e fituar bashkërisht nga të dy bashkëshortët ose nga bashkëjetuesit, pasurinë e fëmijëve që nuk e kanë arritur moshën madhore, dhe pasurinë e bashkëshortit së personit që është nën shqyrtim.

Pasuri e pajustifikueshme është pasuria e fituar e cila nuk është në përputhje me të hyrat ligjore të një zyrtari. Shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh është bazë për zyrtarin e Byrosë të dërgojë propozimin për konfiskimin e pasurisë./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosovë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes Nikçi, Prokuroria jep detaje

Published

on

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin për sulmin seksual nfaj alpinistes Mrika Nikçi.

‘’Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Vet Nikçi ka njoftuar në Facebook për këtë rast të tmerrshëm, duke ndarë me publikun edhe videon e momentit të sulmit./PERISKOPI/

Continue Reading

Kosovë

Alpinisja nga Peja publikon videon kur një person e sulmon seksualisht në rrugë

Published

on

Alpinistja Mrika Nikçi e ka publikuar videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e saj në Facebook sipër videos që e ka publikuar.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupull”.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se e ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.B.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Sulmi seksual’ nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Continue Reading

Kosovë

Sektorit publik i dalin rrogat këtë muaj pa shtesën prej 50 eurove

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se shtesa prej 50 euro për sektorin publik nuk do të dalë në këtë pagë, por në muajin e ardhshëm. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar pako për përballje me inflacionin, e cila ishte prezantuar para disa javëve, ku Murati ka njoftuar se pagat janë procesuar.

Ai gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë, u janë procesuar pagat por pa shtesën 50 euro.

Ai ka prezantuar pikat për shtesa çdo muaj deri në fund të vitit për punëtorët e sektorit publik.

“Në kuadër të masës 3,6, të gjithë punonjësit e sektorit publik, të cilët kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në një mijë e euro, e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Por, meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor. Pra, në muajin tetor do të marrin shtesat edhe për muajin shtator dhe pastaj për nëntor e dhjetor do të vazhdojë normal”, ka deklaruar Murati.

Pako e miratuar ka vlerën prej 150 milionë euro, ku parasheh subvencionimin e faturave të energjisë, dyfishim të pensioneve, mbështetje për studentët në muajin nëntor e shtesa për sektorin publik.

 

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares