Connect with us

Lajme

Artan Hoxha: Dy ish-kryeministra të përfshirë në një hetim të SPAK, kam dorëzuar 2 kaseta

Published

on

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ndërsa ka folur për dosjet më të nxehta të hetimit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) tha se një prej tyre përfshin dy ish-kryeministra.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha tha se në njërën prej tyre ai vetë është i përfshirë dhe ka dorëzuar dy kaseta me materiale video, por u shpreh se nuk mundet të japë detaje të tjera.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Hoxha: Dosje të tjera që SPAK ka nën hetim, por nuk ka marr ende të pandehur janë çështje që lidhen me korrupsionin. Mes tyre janë dy çështje, që të paktën unë i di se jam i përfshirë në këtë histori. Kam materialet dhe kasetat e marra nga një person i rëndësishëm. Ja kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk e ka finalizuar.

Fevziu: Është çështja CEZ-DIA?

Artan Hoxha: Janë përfshirë dy kryeministra….

Fevziu: Ke çuar kaseta?

Hoxha: Kam çuar dy video, njëra 1 orë e 27 minuta dhe tjetra dy orë të plota. Detaje nuk dua të jap.

(k.m/dosja.al)

The post Artan Hoxha: Dy ish-kryeministra të përfshirë në një hetim të SPAK, kam dorëzuar 2 kaseta appeared first on Dosja AL.

Kosovë

Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë futbollin

Published

on

Flamuri, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, nuk është një ngjarje e rastësishme apo ekses, por ishte shumë mirë i planifikuar – thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari nga Bosnjë e Hercegovina, Dragan Bursaq. Në rrjetet sociale […]

The post Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë futbollin appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Lajme

Goditet me veturë një këmbësore në Tetovë / Policia jep detajet

Published

on

Një 32 vjeçare nga një fshat i Tetovës është goditur nga një automjet në lëvizje në rrugën Iliria në Tetovë. Këmbësorja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Automjeti e ka drejtuar një qytetar 47 vjeçar nga Gostivari, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (28- nëntor) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Pezho 607” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 47-vjeçari A.R. nga Belovishtji i Gostivarit ka aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare K.Gj. nga Podbregja e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia

Continue Reading

Kosovë

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit

Published

on

Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pro autonomisë politiko-territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. Shaip Kamberi, tha se bashkimi i territoreve të dy vendeve nuk është një ide që ka lindur aty për aty, por ajo është kërkuar nga shqiptarët ditë e natë. “Shkëmbimi i territoreve nuk ishte një ide që ka lindur aty për aty. […]

The post Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Kamberi: Natë e ditë jemi pro bashkimit appeared first on Periskopi.

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares