Connect with us

Lajme

Arben Taravari shembull për të tjerët, përgjysmon shpenzimet në krahasim me vitin 2017

Published

on

Click Here To Join Native Media

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë Propozim-buxhetit elaboroi Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023 që është përgaditur sipas ligjit dhe është 1.257.300.000 denarë.

“Buxheti për kryetarim e Komunës së Gostivarit në vitin 2017 ka qenë 15.150.000 denarë, ndërsa sivjet është 8.230.000 denarë ose 45.6%% më pak se viti 2017. Prej këtyre mjeteve, 10% do të ndahen për kategoritë e rezikuara sociale”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari shtoi se gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit në komunës ishte 96.5 për qind.

Buxheti është përgaditur në bashkëpunim me punonjësit e komunës, qytetarët, OJQ-të dhe ndërmarjet publike pranë Komunës së Gostivarit.

Buxheti për vitin 2023 do të fokusohet në shkolla, mbrojtjen e ambientit, mbrojtje sociale, kulturë, transferta si dhe investime kapitale.

Kosovë

DASh: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Published

on

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën. Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo […]

Continue Reading

Kosovë

Periskopi

Published

on

Qeveria e Macron i shpëton mocionit të mosbesimit

Qeveria e Macron i shpëton mocionit të mosbesimit

Qeveria e Emmanuel Macron-it i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të hënën. Qeverisë së Macron iu desh të votëbesohej pasi Dhoma e Ulët kaloi një projektligj për të ndryshuar sistemin e pensioneve në vend.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga një grup i vogël i qendrës dhe i mbështetur nga një koalicion të majtësh mori 278 vota, nga 287 që duheshin në total për të kaluar.

Një tjetër mocion për iniciativën pritet të marrë më pak mbështetje nga grupe të tjera të ligjvënësve francezë. Nëse të dy mocionet dështojnë, projektligji do të cilësohet i kaluar.

Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi përdorimin e kompetencave të veçanta kushtetuese për ta kaluar projektligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64, pa u dhënë mundësi ligjvënësve që ta votonin.

Continue Reading

Kosovë

Mustafa: Kosova s’fitoi asgjë, me ujdinë në Ohër u evitua rreziku nga destabilizimi i veriut

Published

on

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka komentuar dakordimin mes Kosovës e Serbisë të dielën në Ohër në kuadër të procesit të dialogut. Mustafa tha se përmes kësaj ujdie Kosova nuk ka përfituar asgjë, përveç shtyrjes së procesit të dialogut edhe për 7-8 vjet tjera. Përmes këtij dokumenti sipas ish-kryeministrit është evituar rreziku i madh për destabilizim të […]

Continue Reading

Më të lexuarat e javës

Shares